VMRO-DPMNE: Ish-ministrja e Kulturës keqpërdori 52 mijë denarë për nevoja personale

VMRO-DPMNE vlerëson se ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska e kapur në gënjeshtër fillimisht mohoi dhe më pas pranoi se kishte blerë çorape dhe gjëra të tjera personale me para publike.

Marketing

“Është interesante se si një arush pelushi dhe një top janë nevoja zyrtare e Bisera Antoinetas, e cila ka shpenzuar hiç më pak se rreth 52 mijë denarë, shumë me të cilën një familje katër anëtarëshe mund të jetojë për një muaj të tërë. Megjithatë, dukuri të tilla nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. Shpenzimi i parave publike për nevoja personale nuk lejohet dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Një gjë është e qartë, ky rast me Bisera Antoineta është vetëm fillimi. Sot vazhdojmë të zbulojmë sjelljet shpërdoruese të pushtetit të kaluar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia maqedonase në pushtet shtojnë se qytetarët duhet të dinë se për çfarë shpenzohen paratë, ndërsa kush nuk ka respektuar ligjin do të mbajë përgjegjësi.

Marketing