VMRO-DPMNE-ja akuzon Zaevin për presione ndaj deputetëve

VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikate ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për presione ndaj deputetëve që janë nënshkruar në nismën për votim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se presionet e tilla të kryeministrit Zaev janë “veprime nga dëshpërimi”.

Marketing

Në lidhje me: LSDM: A është shkrirë shumica e Mickoskit?

“Ai përveç që është humbës, është edhe një mashtrues klasik. Përpjekjet e fundit për presion dhe oferta të pahijshme ndaj deputetëve që nënshkruan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë janë vetëm kashtë për të shpëtuar Zaevin dhe ekipin rreth tij. Këto janë veprime nga dëshpërimi. Qytetarët thanë qartë në zgjedhjet e fundit se janë për ndryshim, dhe se abuzime të tilla nuk do t’i ndihmojnë, por vetëm do të rrisin pakënaqësinë e popullit. Zaev nuk mund ta mbajë peng Maqedoninë për shkak të ulëses dhe karrierës së tij politike”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.