VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e Arsovskës

VMRO-DPMNE opozitare ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, duke e cilësuar atë të paaftë. Partia e Mickoskit e akuzoi Arsovskën se për shkak të saj sot një mijë familje mbetën pa rrogë, dhe një milion qytetarë të kryeqendrës pa transport publik.
“Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanet. Përkundër faktit se Shkupi për herë të parë në historinë e tij mbeti pa transport publik, kryetarja Danela Arsovska a nuk mendon se duhet të japë dorëheqje nga posti i saj”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing