VMRO-DPMNE-ja me propozim, të refundohen mjetet për Covid-19 nga klinikat private

VMRO paralajmëreon ndryshime në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, i cili parashikon rimbursimin e ndryshimit në çmim midis spitaleve private dhe atyre shtetërore për pacientët që trajtohen për Covid 19.

Marketing

“Të gjithë ata që nuk do të jenë në gjendje të pranohen në një institucion shtetëror, të jenë në gjendje të shkojnë në një spital privat, ku do të trajtohen me të njëjtat çmime si në spitalet shtetërore. Gjithashtu, me ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ne do t’u sigurojmë qytetarëve me sëmundje kronike dhe sëmundje të tjera, e që janë në listën e pritjes në spitalet shtetërore për më shumë se 60 ditë për një operacion, shërbim tjetër shëndetësor apo diagnostikim, të jetë në gjendje të shkojë në një spital privat dhe të paguajë për shërbimin me të njejtin çmim si në kujdesin shëndetësor shtetëror.”, tha Petar Risteski, deputet i VMRO-DPMNE-së.