VMRO-DPMNE: Kërcënimet e BDI-së për destabilizim nuk do të na lëkundin

“Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin e shqiptarëve të Maqedonisë VLEN, qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Nga atje thonë se këto informacione të supozuara nga BDI, të cilat promovojnë taktika apo kërcënime përçarëse, nuk do t’i lëkundin ata, por përkundrazi, do të vazhdojnë me fokusin e tyre në mbështetjen e sundimit të ligjit, promovimin e unitetit dhe avancimin e interesave të të gjithëve qytetarë, pavarësisht nga përkatësia etnike.

“I bëjmë thirrje BDI-së që të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë taktikat e frikës dhe manipulimit. E ardhmja e Maqedonisë qëndron në bashkim, jo ​​në ndarje”, thonë nga VMRO-DPMNE.