VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit

Oliver Spasovski të jep dorëheqjen, ai ose është i paaftë për të kapur hajdutët e vajit të marijuanës ose është pjesë e krimit, thonë në kumtesë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

“Katër ditë që Spasovski hesht, dhe asnjë gjurmë apo zë nga vjedhja në vlerë mbi 2 milionë euro, të vajit të kanabisit.Vjedhja është bërë në një objekt me dhjetëra kamera dhe Spasovski ende nuk e di se kush dhe ku është vjedhësi. Objekti është siguruar nga një agjenci private e sigurimit me seli në Strumicë dhe as ata nuk e dinë se kush i ka anashkaluar dhe ka grabitur fabrikën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre prej 4 ditësh nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Brendshme, periudhë e mjaftueshme që vaji i marihuanës të eksportohet prej kohësh nga vendi dhe të shitet në tregun e zi jashtë vendit dhe dikush të ketë një fitim të madh.

Spasovski ose është plotësisht i paaftë dhe nuk e di se çfarë po ndodh me të ose është pjesë e krimit. Në të dyja rastet përgjigja është një, shtojnë nga VMRO-DPMNE.