VMRO-DPMNE koordinohet para debatit të komisionit për amandamentet kushtetuese

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare sot pasdite në takim me deputetët nga grupi i tyre i deputetëve dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” duhet ta konfirmojnë pozicionin përfundimtar se si do të veprojnë nesër dhe të mërkurën, për kur janë caktuar mbledhjet e Komisionit për çështje të mandateve – imunitetit, përkatësisht të Komisionit për çështje kushtetuese.

Marketing

Mickovski dje në intervistë për televizionin Sitel, duke e paralajmëruar koordinimin, tha se do të zhvillojnë debat të ashpër rreth projekt-amandamenteve të parashtruara për ndryshimet kushtetuese në mbledhje të komisionit, e më pas edhe në mbledhje plenare.

“Pres një kritikë të ashpër ndaj tërë asaj që do të propozohet nga shumica në pushtet dhe Qeveria, në kuadër të debatit kuvendor nga ana e deputetvëe të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, ndaj tërë asaj që paraprakisht gënjyen, që shumica në pushtet të demaskohet para opinionit, e cila tjetër gjë flet paraprakisht, ndërsa tjetër gjë implementon në vepër”, tha Mickovski.

Ai konfirmoi se për momentin ka realitet të ri në Kuvend, përkatësisht 80 deputetë të cilët votuan për nevojën për fillim të ndryshimeve kushtetuese, por tha edhe se procesi është i gjatë dhe se do të vazhdojë.

Propozimi për marrje të mandatit për ish-kryeministrin, ndërsa tani deputetin Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar me dy vite burg për furnizim me mercedesin luksoz në lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike, është pika e vetme e rendit të ditës të mbledhjes së caktuar për nesër të Komisionit për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit.

Anëtarët e Grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të premten u deklaruan se nuk do të votojnë për marrje të mandatit të ish-liderit të partisë.

Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për vuajtje të dënimit m burg prej dy viteve. Të premten, Gjykata penale kumtoi se gjykatësi për kryerje të sanksioneve e refuzoi lutjen e Gruevskit për shtyerje të dënimit.

Marketing