VMRO-DPMNE: Kovaçevski i përfshirë në biznese energjetike

VMRO-DPMNE-ja opozitare  ka publikuar një aferë “Numratori” me të cilën akuzojnë për tregti energjetike. VMRO-DPMNE pretendon se kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski po bëjnë miliona në biznesin e energjisë në një kohë kur vendi është i gjunjëzuar, qytetarët janë varfëruar dhe luftojnë për të mbijetuar. Sipas tyre, afera tregon se si Kovaçevski dhe një klikë e ngushtë janë bashkuar për përfitime personale.
Pixel Group, kompani e themeluar nga Kovaçevski dhe kumbari i tij Goran Paunov, së bashku me kompaninë Fazar, janë përfshirë në një biznes prej 26 milionë eurosh, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Vetëm nga tenderët shtetërorë në vitet e fundit këto kompani kanë arkëtuar 1.8 milionë euro. Në vitin 2021, kur Dimitar Kovaçevski ishte zëvendësministër i Financave, KMGEOL-FAZAR lidh marrëveshje me EVN-në, në të cilën Kovacevski si kryeministër tani me mandat ka pronësi përmes aksioneve shtetërore në EVN”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.