VMRO-DPMNE: Kovaçevski nuk mund të kërkojë përgjegjësi për rastin e Ramiz Merkos

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, akuzon Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit për paaftësi për të luftuar krimin dhe korrupsionin..

Marketing

Nga kjo parti thonë se “fakti që Ramiz Merko u fut në listën e zezë të SHBA-së është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së”.

“Për të mbledhur të gjitha shkeljet e ligjit, marrëveshjet e errëta, tenderat e montuar, partizanizmin e gjyqësorit, pasurinë personale e të ngjashme, nuk duhet një listë e zezë, por një fletore e zezë e tërë. Heshtja e Kovaçevskit konfirmon edhe një herë se ai është një letër pa zë në qeveri, as nuk i lejohet të kritikojë e aq më pak të kërkojë përgjegjësi nga Merko. Kjo tregon gjithë nënshtrimin e LSD-së dhe Kovaçevskit në raportet me BDI-në dhe zyrtarët e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, tashmë gjithçka është ekspozuar, ndërsa qeveria nuk mund të kalojë asnjë ditë pa marrë shuplaka për korrupsion dhe krim.