VMRO-DPMNE: Kryetari i Novo Sellës nuk është funksionari i vetëm i LSDM-së i lidhur me krimin

Kryetari i Novo Sellës nuk është funksionari i vetëm i qeverisë për të cilin ekzistojnë të dhëna të lidhur me krimin, vlerësojnë nga partia opozitare e VMRO-DPMNE.

Marketing

Nga kjo parti thonë se në vend të defokusimit nga krimi i madh, opinioni pret hetime për të dyshuarit e miliona tenderëve të Zaev, Angjushev dhe Spasovski, që sipas tyre e janë në krye të korrupsionit në Maqedoni dhe një turp për të tërë Evropën.

Nga VMRO-DPMNE thonë se ky rast tregon vetë kriminalitetin e qeverisë.

“Përderisa e shesin shtetin po bëhet një krim i madh, po varfërohen qytetarët, ndërsa po pasurohen njerëzit e tyre të afërt”, vlerësojnë nga partia opozitare.

Gjithashtu nga atje thonë se dje Zaev i trgojë të gjithë opinionit se pse LSDM nuk duhet të drejtojë Republikën e Maqedonisë.

Marketing