Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ka kritikuar kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qëndrimin që ka mbajtur ai, për propozimin e eurokomisariar Varhej dhe minsitrit portugez Silva, të prezentuar në Sofje dhe Shkup për zhbllokimin e fillimit të bisedimeve me BE-në.
Nikollovski nuk dëshiron të thotë nëse propozimi është i pranueshëm ose jo për VMRO-në, por vlerëson se gjasat janë shumë të vogëla për të gjetur “gjuhë të përbashkët” pasi Bullgaria e ka refuzuar propozimin. “Ne nuk nuk jemi njofuar detajisht në lidhje me propozimin e fundit, prandaj dhe nuk mund t’ju themë nëse ky propozim është ose jo i pranueshëm për ne, mirëpo mund t’ju themë një që kam dëgjuar nga mediat, se Bullgaria ka refuzuar propozimin e fundit, dhe në këtë drejtim dua të pyes se për çfarë politikan amater duhet bërë fjalë kur dëgjoni se Bugaria e ka refuzuar propozimin, ndërsa Zoran Zaev del dhe thotë ky propozim është bazë e mirë për të negociuar, ndërsa shohin se ajo bazë fare nuk egziston sepse pala tjetër që duhet të negociojë veçmë e ka refuzuar. Kjo gjë që është dëmtim shtesë i interesave dhe pozicioneve nacionale maqedonase dhe është edhe një konfirmim se për këtë çështje, sipas Zoran Zaevit do të negociohet jashtë marrëveshjes me Bullgarinë” – tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.