VMRO-DPMNE: Lëndët narkotike po kontrabandohen në të gjithë vendin

Kaloi një ditë tjetër, dhe përsëri heshtja nga Spasovski dhe Ministria e Brendshme për çështjet në lidhje me kartelin Zaevi dhe trafikimin e drogës. Karteli Zaevi e bëri Maqedoninë një gropë krimi. Droga prodhohet, kontrabandohet në të gjithë vendin, ndërsa Zaev po vozitet me pakujdesi me motoçikleta në të gjithë Maqedoninë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Nga atje ata pyesin, a është Aleksandër Ushilkovski i cili u arrestua në aksionin, i cili u zhvillua nga DEA, shofer personal i Trajçe Zaev?

“A është furgoni me targa greke, në të cilin u gjet droga me vlerë mbi 800 mijë euro, e një kompanie që është partnere e ndërmarrjes së Zaevit? Pikërisht nga ajo kompani ku nisi dërgesa që u sekuestrua gjatë këtij aksioni.

Po ashtu nuk ka përgjigje në lidhje me pronësinë e ndërmarrjes “Medical 420″, e cila është e përfshirë në këtë krim.

Sa mijëra kilogramë marihuanë janë kontrabanduar dhe qarkulluar në vitet e fundit nga plantacionet e marihuanës, shumë prej të cilave janë licencuar në familjen Zaevi dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të qeverisë?

Do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e qeverisë dhe kartelit Zaevi. Shumë shpejt pushteti do të merret nga duart e mafies dhe do të kthehet në duart e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.