Nëpërmjet një komunikate për media, VMRO-DPMNEja opozitare akuzon Qeverinë se po vazhdon të varfërojë qytetarët.
Nga kjo parti akuzojnë se Qeveria në cak ka qytetarët e varfër të cilët punojnë ndershëm, nuk kanë jetë luksoze dhe paguajnë të gjitha obligimet ndaj shtetit.
Sipas opozitës maqedonase, Zoran Zaev në fillim të vitit 2019 ka goditur tregtarët me ndryshimet ligjore të sjellura nga qeveria.
“Ndryshimet ligjore sollën dënime dhe rregulla të reja të cilat janë në kundërshtim me interesat e tregtarëve të cilët me vite ndershëm fitojnë një copë buk. Me ndryshimet e reja ligjore të gjithë penzionerët të cilëve nuk u mjaftojnë ato para që të mbijetojnë, njerëz të cilët më tepër janë viktima të tranzicionit kriminal që e solli LSDM tani nuk do të guxojnë të punojnë nëpër tezgat ku ekzistojnë me vite. Tregtarët nuk guxojnë të shesin as mbathje, diçka që është traditë me dekada për tregjet e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Opozita konsideron se bëhet fjalë për interesa personale për një grup njerëzish rreth Zaevit.