LSDM lufton për ulëse, janë arrogantë dhe në mënyrë të tillë po e nëpërkëmbin popullin që po varfërohet, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Populli paguan 110% më shtrenjtë vaj, mbi 70% karburantet, mbi 100% bukën, të gjitha produktet bazë janë rritur mbi 50%, dhe rrogat nuk janë rritur as edhe një herë dhe kur punëtorët kërkojnë rritje marrin kërcënime dhe arrogancë nga qeveria. Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë, borxhi publik pothuajse është dyfishuar, nuk ka investime, përkundrazi ka inflacion dhe nuk ka rritje të ekonomisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre qytetarët po përballen çdo ditë e më shumë me fatura më të shtrenjta e siç potencohet në kumtesë me këtë Qeveri nuk mund të ecet përpara.