Partia opozitare maqedonase VMRO-PDMNE, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët për çdo ditë e paguajnë çmimin e ajrit të ndotur, ndërsa sipas tyre, LSDM nuk ndërmerr asnjë hap për ta zgjidhur këtë problem.
Nga VMRO-DMNE thonë se LSDM nuk tregon interesim për shëndetin e qytetarëve që kanë pasoja gjithnjë e më të mëdha në shëndetin e tyre.
“Derisa në Kuvend diskutohet për këtë problem, Shilegov dhe Makraduli mendojnë se është më mirë të luash lojëra në telefon dhe të fleshë, për këtë arsye për ta nuk është i rëndësishëm qytetarët”, thonë nga opozita maqedonase.
Nga kjo parti në fund shtojnë se LSDM dhe Zaev janë të paaftë për të menaxhuar problemin me ndotjen e ajrit dhe është koha që ta lëshojnë qeverinë.