VMRO-DPMNE: LSDM parti pa ide, ende nuk kanë dalë nga hija e BDI-së

Përmes një njoftimi të VMRO-DPMNE pyesin pse LSDM nuk e dënon planin e BDI-së për destabilizim të vendit.

Marketing

“Kur do të merr guxim Venko Filipçe dhe ta dënojë BDI-në? Ose shpreson se ata do të organizojnë protesta kur do të duhet të japin përgjegjësi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, LSDM për momentin është parti pa ide.

“Pse frikësohen të dalin nga hija e BDI-së? Që kur u zbulua plani i BDI-së nga Mickoski dhe doli në pah, as BDI as LSDM nuk e dine çfarë të bëjnë”, thonë nga kjo parti.