VMRO-DPMNE: LSDM po zbraz buxhetin në dëm të qytetarëve

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në për keqpërdorim të buxhetit në kohë pandemie, në kurriz të qytetarëve dhe personelit mjekësorë.

Marketing

Buxheti është zbrazur për 1.3 miliard euro në luks, pije të shtrenjta alkoolike dhe ushqime, thonë nga partija e Mickovskit. Ata kërkojnë t’i jepet fund dëmtimit të ekonomisë ndërkaq personeli mjekësorë të testohet masovikisht dhe t’u sigurohen pajisje mbrojtëse.

“Një porcion i funksionarëve të pushtetit është një rrogë e plotë e punëtorit. Dikush lë anash çdo denarë që të sigurojë bukën, ndërkaq funksionarët e qeverisë hedhin para me të madhe. Kërkojmë ndërprerje të furnizimeve luksoze dhe ridestinim të parave për blerje të pajisjeve mbrojtëse dhe dezinfektuesve. Në vend të luksit, paratë të shpenzohen për qytetarët, për rimëkëmbjen e ekonomisë, bujqësisë dhe shëndetësisë.” – tha Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

Marketing