VMRO-DPMNE: Maqedonia gjendet para aktit final të skanerit të errët për ndryshimin e emrit

Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të skenarit të errët dhe të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit të shtetit, identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë, kështu vlerësojnë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në prag të finalizimit të ndryshimeve Kushtetuese dhe ratifikimit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Marketing

“Zoran Zaevi dhe LSDM-ja i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe e kanë shkelur kushtetutën, ligjet dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Dy vite nuk kanë punuar asgjë dhe thjeshtë janë të përqendruar si ta ndryshojnë emrin e shtetit, identitetin,gjuhën, kulturën dhe historinë. Maqedoni Evropiane nuk bëhemi me shkeljen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve, kërcënime, shantazhe ndaj deputetëve dhe ato që kanë mendime të ndryshme, nuk janë vlera evropiane nuk janë vlera evropiane e as makineri e Gjyqësisë Kacarska dhe Prokurorisë Rusoska”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Siç thuhet në komunikatën me shkrim të kësaj partie, për këtë qëllim VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në këtë proces të errët e as nuk ka për qëllim t’i jap legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës dhe shkeljen e dinjitetit dhe fshirjen e identitetit maqedonas i cili nuk ka mbështetje dhe legjitimitet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë.