VMRO-DPMNE me kolonë makinash në protestë, Mickovski: Zaev të japë dorëheqje

Nga protesta para qeverisë e ogranizuar nga VMRO-DPMNE, pas deklaratës së kryeminsitrit Zaev, se Bullgaria nuk ishte fashiste dhe okupatore, kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.

Marketing

Kjo që po i bën popullit Zoran Zaev është turp dhe mashtrim, tha Mickovski.

Sipas VMRO-DPMNE-së qeveria po punon për një marrëveshje të re me Bullgarinë,  që shkel linjat e kuqe të vendit lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Kjo që Zoran Zaev po i bën Maqedonisë është e turpshme, i turpshëm është mashtrimi i tij. Nuk ka njeri në Maqedoni që nuk ndjen turp kur e shikon sesi me zë të përpëlitur i përulet elitës politike bullgare. Përse ? Për karrige, dhe derisa e bënte këtë hiqte dorë nga viktimizimi i ilindenasve, nga viktimizimi i partizanëve që ishin pasardhësit e ilindenasve” – tha Kruetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Në protestë ishte edhe profesoresha e Institutit të gjuhës maqedonase, Elka Jaçeva -Ulçar, e cila tha se secila gjuhë zhvillohet natyrshëm dhe nuk i takon kryemisnitrit të bëj ndërhyrje politike gjuhës maqedonase.

“Çdo gjuhë zhvillohet natyrshëm, ashtu si edhe gjuha maqedonase, e cila nuk daton që nga viti 1945. Ajo është gjuhë me traditë të gjatë shekullore gojore dhe të shkruar. Gjuha e parë e shkruar letrare është bazuar në të folmen maqedonase rreth selanikut, që e kanë shkruar vëllezërit Kirili dhe Metodi në shekullin e 9-të” – tha  Elka Jaçeva-Ulçar, Profesoreshë në Institutitin e gjuhës maqedonase.

Protestuesit me vetura u nisën nga Pallati i Sportit “Boris Trajkovski” dhe përfundoi para godinës së qeverisë.

Marketing