Kandidatura e Mickoskit është nënshkruar nga 50 delegat dhe është dërguar te organet partiake.
Mbështetja e parezërvë për Mickoskin është rezultat i menaxhimit të deritanishëm të partisë si dhe rezultatet e arritur zgjedhore në zgjedhjet lokale thonë nga kjo parti.
“Besojmë se rizgjedhje e Mickoskit do të jetë inkurajim për kryesinë e ardhshme, anëtarët e partisë dhe qytetarët e Maqedonisë që të punojmë edhe më shumë bashkërisht për zbatimin e plotë të angazhimeve programore të partis”, thuhet në njoftimin e kandidaturës.
Më 12 dhjetor VMRO-DPME ka caktuar kongresin partiak, ndërsa të njëjtën ditë edhe LSDM do të votojë për liderin e ri të partisë.
Në garën për kryetar të LSDM-së, aktualisht, kandidaturën për kryetar partie e kanë dorëzuar Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.