VMRO-DPMNE: MPB me në krye Spasovskin, simbol i krimit

VMRO-DPMNE thonë se MPB në krye me Spasovskin është shndërruar në simbol të mbrojtjes së krimit. Sipas VMRO-së në kohën e Spasovkit janë nxjerrë 215 pasaporta për bosët botërore të drogës, kurse vrasjet janë bërë përditshmëri.

Marketing

“Oliver Spasovski e shkatërron kredibilitetin e pasaportës maqedonase. Spasovski nuk ka asnjë rast të zbardhur, kurse ka dhjetëra vrasje të pazbardhura. Me Spasovskin në krye të MPB-së gjuajtja me kallashnikov në mes të qendrës së Shkupit u bë një gjë normale. Oliver Spasovski është minstri i vetëm të cilit i ka dështuar akcioni kundër rrjetit narkotik siç është ai i Grçecit dhe Haraçinës. MPB nuk e sanksionon krimin, por e favorizon”, thuhet në reagimine VMRO-DPMNE-së.