VMRO-DPMNE: Mungojnë librat kryesorë për vitin e ri shkollor

VMRO DPMNE alarmoi sot se viti i ri shkollor mund të fillojë me vonesë, sepse shkollat nuk do t’i kenë librat kryesorë , pasi librat e porositur nga kontraktori Arbëria Design, kanë qenë me gabime shtypi e janë kthyer për ribotim.

Marketing

Nga opozita thonë se duhet të ketë përgjegjësi ose nga firma, që e cilësojnë si shtypshkronjën e preferuar të qeverisë, ose nga Byroja për Arsim- nëse vërtetohet se kontrolli i tyre para printimit, ka dështuar.

“Nëse Arbëria nuk ka respektuar marrëveshjen për dorëzim cilësor në kohë, sipas marrëveshjes, kjo nënkupton zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, pra garancinë bankare e cila aktivizohet, citoj: në rast mospërputhjeje midis karakteristikave teknike dhe cilësore. Për materialet e printuara të dorëzuara, duhet të ketë përgjegjësi serioze! Fillimisht tërheqja e garancisë bankare, më pas përgjegjësia e shtypshkronjës. Nëse Ministria apo Byroja nuk ka kontrolluar, atëherë duhet sërish përgjegjësi e rëndë se kush e ka lejuar shtypjen e një materiali të tillë të papërdorshëm dhe me shpenzimet e kujt do të ribotohen librat kryesorë?!” – tha Vesna Janevska nga VMRO DPMNE.