Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sot përmes një kumtese me shkrim theksojnë se ndryshimi i emrit të Maqedonisë, ndryshimi i Kushtetutës, traditës dhe kulturës është tragjedi dhe jo kompromis i fëmijëve në kopshte.
Nga kjo parti shtojnë se mohimi i identitetit maqedonas është turp për çdo qytetar që ndjehet maqedonas.
“Zoran Zaev edhe një herë ka prezantuar joseriozitetin e tij ndaj marrëveshjes së dëmshme me Greqinë. Sjellje të tillë për një temë kaq serioze, nuk ka pasur asnjë politikan në shtet. Qytetarët janë të vetëdijshëm se atë që e bën Zaevi tani, nuk e ka bërë askush”, thonë nga partia opozitare.