VMRO-DPMNE: Ne udhëhiqemi në pajtim me interesat e qytetarëve

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se “asnjë komunikatë alibi e LSDM-së nuk do të mund ta fshehin apo arsyetojnë aktin kapitullues të Zoran Zaevit të shprehur nëpërmjet marrëveshjes së dëmshme me Greqinë”.

Marketing

Sipas partisë së Mickoskit, është e qartë se Zoran Zaevi nuk mund të sjell të ardhme evropiane.

“VMRO-DPMNE-ja përgjigjet ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe udhëhiqet në pajtim me interesat e qytetarëve”, thonë nga kjo parti duke shtuar se LSDM-ja dhe Zоran Zaevi duhet ta dinë se VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë shkas në dërgimin e shtetit në rrugë qorre.

Marketing