Maqedonia tashmë një vit është në pritje të jetë të cilën e ka premtuar Zoran Zaev. Në vend të jetës qytetarët morën pikëllim dhe mjerim. Varfërim me përmasa deri tani të papara, shëndetësi e shkatërruar, ekonomi e cila fundoset dhe gjyqësi e cila në vend se t’i shërbejë qytetarëve i shërben pushtetit, citohet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-ë, keqmenaxhimi i pushtetit arrin përmasa të reja me milionat të cilat janë planifikuar të shpenzohen për anketën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë, referendumi konsultativ për ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë.
VMRO-DPMNE-ja propozon që “një milion e 300 mijë euro të planifikuara në vend që të hidhen në ujë për promovim të marrëveshjes kapitulluese të Prespës të destinohen për ndërtimin e shkollës Kiril Pejçinoviq në Tetovë”.
“Plëngprishjes së LSDM-së duhet t’i vihet fund. Inverzioni i vlerave të cilat i ka promovuar LSDM nuk do të sjellin asgjë pozitive për qytetarin e zakonshëm, marrëveshja kapitulluese me Greqinë nuk mund të jetë asgjë më ndryshe nga ajo që është, kapitullim dhe shitje të interesave kombëtare dhe shtetërore”, theksohet më tej.
VMRO-DPMNE edhe më tutje propozon 670 mijë euro të planifikuara për hortikulturë të shfrytëzohen për ndërtimin e banesave sociale për grupin e qytetarëve të rrezikuar socialë, të cilët përditshmërinë e tyre e kalojnë në kushte të papërshtatshme.
“Maqedonia duhet të kthehet në shtegun e vërtetë. Shteg i prosperitetit, përfitim për të gjithë qytetarët, ekonomi të shëndetshme dhe sistem social, ndërsa për këtë të ndodh që Zoran Zaev dhe grackat e tij të shkojnë në historinë politike të Maqedonisë, u theksua në kumtesën e partisë.