VMRO-DPMNE: Negociatat me BE-në nuk filluan, Zaev pranoi fshirje të emrit Republika e Maqedonisë

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se negociatat për antarësim në BE nuk fillojnë, ndërsa Zaev pranoi që të fshihet emri Republika e Maqedonisë.

Marketing

“Zoran Zaev e shiti shtetin në plan të jashtëm dhe po e shkatërron brenda. Ekonomija është në kolaps. Më shumë se një vit rritja e BPV është zero, rrogat bien, ndërsa çmimet e produkteve po rriten. Standarti i qytetarëve është më i vogël. Zaev po zbaton një gjenocid ekonomik. Qytetarët po jetojnë më të varfër, ndërsa kompanitë e Zaevit dhe Angjushevit hynë në bizneset milionëshe me narkotik, fitojnë tender milionëshe nga shteti”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.