VMRO-DPMNE: Nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese

Edhe përkundër mesazheve nga përfaqësuesit gjermanë dhe jo vetëm, VMRO-DPMNE vazhdon të përsëris se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhn. Deputetja Dafina Stojanovska thotë se në çdo takim me ndërkombëtarët, e kanë përcjellë të njëjtin qëndrim se nuk do t’i mbështesin ndryshimet nën diktatin bullgar.

Marketing

“Kjo është një ofensivë siç e thatë edhe vetë, siç kanë ndodhur edhe shumë të tilla deri tash dhe në të gjitha takimet që ne kemi marrë pjesë, gjithmonë është thënë qëndrimi jonë se nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar. Gjithkujt që ka ardhur në ofensivë dhe të bëjë të themi kushtimisht presion mbi grupin tonë parlamentare iu është thënë kjo gjë qartë”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-se.

Stojanovska theksoi se informacionet se janë siguruar disa deputetë nga opozitarja për të votuar ndryshimet, janë vetëm spekulime dhe blerje e kohës. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka deklaruar se tërhiqet nga politika nëse deputet i partisë së tij jep mbështetje për këto ndryshime që parashohin futjen e bullgarëve në Kushtetutë.