VMRO DPMNE ofendon rëndë Alternativën e Afrim Gashit

Pas përhapjes së zërave se Alternativa e Afrim Gashit do të bëhet pjesë e Qeverisë sëbashku me LSDM-në dhe BDI-në dhe do të sigurojë numrat e shumicës së re parlamentare, si dhe pas paralajmërimit të takimit të nesërm mes Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit të menjëhershme kanë qenë reagimet e portaleve të afërta me VMRO-në e Hristijan Mickoskit që e ofendojnë dhe akuzojnë këtë subjekt politik.

Marketing

Në një lajm të publikuar në portalin e njohur si dorë e zgjatur e VMRO-së “Kurir”, Alternativa akuzohet se nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe ka ndryshuar qëndrimin e saj për rrëzimin e Qeverisë.

Ky reagim i VMRO-së vjen pasi në rast të vendimit eventual për inkuadrim të Alternativës në Qeveri prishen planet e këtij subjekti për rrëzimin e Qeverisë proeuropiane të vendit. Nga ana tjetër, reagimin e këtilla të VMRO-së që sulmojnë dhe ofendojnë Alternativën janë presion mbi këtë subjekt i cili po reflekton këto ditë rreth stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së politikave proeuropiane që duhet të ndjekë shteti.

Alternativa është e vetëdijshme tashmë se koalicioni me VMRO-në ju kushtoi humbje të numrit të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe po mendon seriozisht opcionin e inkuadrimit në Qeverinë me synime proeuropiane dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në vazhdim lajmi i publikuar nga portali “Kurir” : https://kurir.mk/makedonija/vesti/dali-lazenjeto-na-zaev-e-zarazno-alternativa-dokaza-deka-zborot-za-niv-ne-vredi-nishto/