VMRO-DPMNE për nesër paralajmëroi protestë të re

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev paralajmëroi protestë të re për nesër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Marketing

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të thotë biznes për LSDM-në. Mafia vazhdon me përfitimet. Mafia vazhdon me bizneset”, tha Janushev sot në pres konferencë.

Siç tha ai, protesta do të fillojë në orën 14 para Komisionit Rregullator dhe një orë me automjete do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët qasëse para Komisionit Rregullator.

Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Paloma bjanka”.

Protestën e parë nga protestat e paralajmëruara qytetare VMRO-DPMNE e mbajti të mërkurën.

Marketing