VMRO-DPMNE po analizon kandidatët për president, ja emri më i përfolur?

VMRO-DPMNE po shqyrton kandidaturat për president, që do të zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm, Gjorgje Ivanov. Nga kjo parti ende nuk ka emra publik, por ndër emrat më të lakuar dhe përmendur është Trajko Sllavevski, ish-ministri i financave dhe njëherit professor unviersitar, i cili u largua nga detyra për shkak të mospajtimeve me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski nga fillimet e qeverisjes së kësaj partie në vitin 2006, kur më pas në vend të tij erdhi Zoran Stavrevski. Përveç Sllavevskit, nuk bëhen të ditura kandidatura të tjera.

Marketing

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti opinioni do të kuptojë emrat e kandidatëve të mundshëm për President të ardhshëm të vendit. Mickoski tha se tashmë kanë angazhuar strukturën e partisë që të përgatisë planin e aktiviteteve për zgjedhjet presidenciale dhe pret që së shpejti VMRO të përfundojë me këtë plan.

“Shumë shpejtë, në ndonjë prej mbledhjeve të ardhshme të Komitetit ekzekutiv do të përpunohet plani i aktiviteteve. Ashtu që e ftojmë opinionin t’i ndjek aktivitetet e VMRO DPMNE-së dhe në kohë do të informohet për kandidatët e mundshëm, propozimet e mundshme, kandidatet e mundshme dhe kështu me radhë. VMRO DPMNE mundohet të jetë sa më transparente që është e mundur”, tha Mickoski.