VMRO-DPMNE premton katër miliard investime të brendshme dhe të huaja

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se me ardhjen e tyre në pushtet do të heqin tatimin personal për personat deri më 29 vjet dhe do të ketë katër milion investime të brendshme dhe të huaja në vend.

Marketing

“Projekti 0 përqind e taksës mbi të ardhurat personale për të rinjtë deri në 29 vjeç do të thotë një mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ka të rinj në Maqedoni që me talentin e tyre do të krijojnë ide të forta sipërmarrëse dhe inovative prandaj ne do të punojmë për krijimin e kushteve më të favorshme për shfrytëzimin e potencialit të tyre.

Qeverisja e VMRO-DPMNE-së do të obligohet që në mandatin e saj katër vjeçar të sjell katër miliard euro investime vendore dhe të huaja, ndërsa kjo do të thotë mbështetje nga shteti për ekonominë e vendit dhe kompanitë dhe tërheqjen e investimeve direkte përmes reformimit të modelit që do të jetë tërheqës për kompanitë e mëdhaja”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare.

Nga atje thonë se VMRO-DPMNE angazhohet që të realizojë masat dhe projektet nga të cilat më shumë përfitim do të kenë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.