VMRO-DPMNE propozon dy data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij i pret me padurim zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Ai ka shpalosur se VMRO-DPMNE ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme: fillimi i muajit prill 2020, duke respektuar festat e pashkëve, si dhe fundin e majit, duke pasur parasysh muajin e Ramazanit.

Mickoski theksoi se grupet e punës po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për Ligjin e prokurorisë publike, që do të përcaktojë të ardhmen e Prokurorisë Speciale.

Lideri i VMRO-DPMNE tha se është optimist se do të arrihet marrëveshje. “Unë jam optimist se pushteti do të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE”, theksoi Mickoski duke shtuar se bisedimet po zhvillohen edhe për regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor.

Marketing