VMRO-DPMNE vazhdon me akuza ndaj pushtetit për protokollet që ka nënshkruar me Sofjen, e që sipas tyre, dëmtojnë secilën fushë krijimtarie të vendit. Kësaj rradhe akuzojnë ministren e kulturës Bisera Stojçevska se po bën cenzurë ndaj kulturës dhe artit maqedonas, prej të cilës kërkojnë edhe dorëheqje.
“Me protokollet që i kanë nënshkruar, Bullgaria ka të drejtë të rekomandojë një lloj gjuhe të urrejtjes të cilën vetëm ajo mund ta sheh ku ekzstiston.Në bazë të shqyrtimeve të atilla bullgare, qeveria maqedonase nuk mundet të financojë as filma, as romane as këngë. Për këtë, minsitrja “skafander” jep deklaratë ku thotë se turpërohet nga historia dhe veprimtaria maqedonase” – u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.