VMRO-DPMNE: Pse u ndal rryma pikërisht kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë?

“Kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga pushteti se pse nuk pati rrymë në momentet kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë në komuna”.

Marketing

Kështu kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja, pasi në momentet kur po mbahej ngjarja ku lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski jepte llogari për punën e bërë nga kryetarët e komunave të kësaj partie.

“Mickoski vazhdoi me llogaridhënie edhe në kushte kur nuk pati rrymë. Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së ka borxh përgjigje dhe përgjegjësi për atë se pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk guxon të heshtë në demokraci”, thanë nga VMRO-DPMNE.