VMRO-DPMNE: Pushteti ende hesht për “Reket 3”

Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë sinonim për krim.

Marketing

Kaluan disa ditë pas zbardhjes së skandalit, ndërsa pushteti ende hesht për miliona eurot lëndën “Reket 3”.

Qytetarët e Shtipit nuk kanë parë asgjë nga spitali klinik. Ekziston dyshim serioz i cili hapet në mediumet se mospërfundimi i spitalit klinik në Shtip është i lidhur me aferën e re të zhvatjes. E tërë kjo është e kalitur edhe me përcaktimin e mjeteve shtesë buxhetore, pa dënim për kontraktuesin, edhe pse thellë vonon me realizimin. Kjo hap dyshim për motive fitimprurëse.

Fytyra kryesore në këtë aferë sërish janë Venko Filipe dhe Zoran Zaev dhe prej tyre kërkohet përgjegjësi.

-Pse në Shtip ende nuk ka spital?

-Pse është ndërprerë ndërtimi i spitalit?

-Pse është ndërprerë marrëveshja me kontraktuesin?

-Pse dy herë është shtyrë afati pa penale për ndërtimin e papërfunduar?

-Nëse dhe çka ka dakorduar Venko Filipçe me shoumenin në shtëpinë e tij lidhur me ndërtimin e spitalit në Shtip?

Prokuroria duhet menjëherë ta hulumtojë aferën dhe ta analizojë rolin e kësaj qeveria në zhvatjet.

Qytetarët më 12 prill Zaevit do t’i thonë MJAFTË ËSHTË! Banka e tij kriminele e zhvatjes nuk guxon të vazhdojë t’i mbushë xhepat me para të popullit përmes tenderëve dhe granteve kriminale.

Fundi i kohës së Zoran Zaevit po vjen. Po vjen koha e pushtetit nga populli dhe për popullin. Vjen koha për rindërtimin e Republikës së Maqedonisë. Kjo e keqe asnjëherë të mos përsëritet.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing