VMRO-DPMNE: Pushteti i LSDM-së është më i paafti në historinë e vendit

Pushteti kriminel i LSDM-së dhe Zoran Zaev dëshmoi se është më i paafti në historinë e Republikës së Maqedonisë. Puna e qeverisë është shënuar vetëm me mossuksese, rënie dhe ekonomi të shkatërruar.

Marketing

Realizimi katastrofal i investimeve kapitale vazhdon edhe më tutje të jetë edhe një në vazhdën e mossukseseve të pushtetit. LSDM-ja e paaftë në 4 muajt e parë të vitit 2019 ka realizuar vetëm 9,83% të investimeve kapitale të cilat vetë i kanë planifikuar.

Më e tmerrshme është ajo që investimet kapitale për periudhë të nejtë të vitit të kaluar ishin vetëm 10,96%, ndërsa viti 2018 ishte viti më i keq në 10 vitet e fundit. Kjo na flet se këtë vit pushteti nuk do të realizojë as 30% të investimeve kapitale dhe se viti 2019 do të jetë viti më i keq në historinë e shtetit.

Derisa qytetarët janë të pakënaqur nga mospuna e Qeverisë, Zoran Zaev ia hedh publokut kombinatorikat brendapartiake dhe luftën për pushtet, dhe atë vetëm me qëllim që ta evitojë përgjegjësinë e vet për udhëheqjen katastrofale të shtetit gjatë dy viteve.

Ekonomia e preku fundin dhe nuk realizohen kurfarë projekte infrastrukturore. Borxhi publike e tejkaloi kufirin psikologjik prej 5 miliardë eurove, ndërsa qytetarët nuk panë kurfarë benefite nga detyrimet e çdoditshme.

Nuk ka shkolla të reja dhe shtëpi studentësh, nuk ka spitale të reja, ndërkaq edhe ata që janë po shkatërrohen, nuk ka kurfarë investime në ndërtimtari. Derisa Zaev fotografohet në fqinjësi në hapje të autostradave të reja, këtu nuk është i aftë t’i lëshojë në përdorim tashmë të ndërtuarat, ndërsa qytetarët ende i presin edhe 600 kilometrat e premtuara rrugë të reja.

Paratë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në vend se për projekte të reja LSDM i shfrytëzoi për ndarje të tenderëve dhe përhapje të bizneseve të funksionarëve të pushtetit. Funksionarët bëhen gjithnjë e më të pasur, ndërsa qytetarët janë mët ë varfër dhe tashmë mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë.

LSDM solli katastrofë ekonomike, dëshmoi se nuk mund të sjellë standard më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia meriton më shumë. Maqedonia meriton drejtësi dhe punë e cila do të sjellë standarde dhe suksese për të gjithë qytetarët.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

Marketing