Partia Opozitare Maqedonase VMRO-DPMNE ka pohuar se ky subject politik nuk do të lejon që të vazhdoj shkatërimi i vendit nga Qeverisja e gabuar sin ë nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, ku është në udhëheqje LSDM.
Sipas kësaj partia LSDM përveq që po keqpërdor mjetet e qytetarëve, ka filluar të shes edhe interesat nacionale. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Lubço Prengjov, pohoi se inflacioni ka shkuar në 50 për qind, ndërsa siguroi shumicën e ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë.
“Tema kryesore ku duhet të fokusohemi është plaqkitja që po I bëhet qytetarit, dhe vendit në përgjithësi. Arsimi është në gjendje alarmante, shëndetësia poashtu, ekonomia është para kolapsit, dhe po e gënjejnë popullin se kemi inflacion vetëm 15 për qind, por shkoni shifni cmimet e bukës, vajit, derivative do të konstatoni se inflacioni është 50 për qind. Ndërsa për sa i përket ndryshimeve kushtetuese e sigurojmë shumicën parlamentare se ato nuk do të kalojnë”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së Lubço Prengjov.