VMRO-DPMNE: Qytetarët kanë të drejtë për ajër të pastër, është detyrim i qeverisë

“Zoran Zaev dhe LSDM treguan se nuk janë në gjendje që të zgjidhin problemin me ajrin e ndotur.

Marketing

Maqedonia po bëhet shteti më i ndotur në Evropë, dhe nuk kalon ditë që Shkupi që nuk renditet në dhjetë vendet e para të qyteteve më të ndotura në botë.

Dy vjet ministrat e kryetarët e komunave nuk kanë lëvizur me gisht që të zgjidhin këtë problem të hidhur.

Gjithçka që bëjnë është të flenë gjumë nëpër kolltuqet e Kuvendit, të luajnë lojëra në celulare dhe promovojnë vlera të rreme për zgjidhje të problemit me ajrin e ndotur.

Qytetarëve u mbetet vetëm të luten që të fryejë erë apo të ketë shi sepse vetëm në atë mënyrë mundet të frymojnë sadopak ajër të pastër.

Kjo nuk guxon të që të vazhdojë!

Qytetarët janë viktima direkte të mosangazhimit të qeverisë.

Spitalet shtetërore për çdo ditë po mbushen me pacientë të cilët vuajnë nga problemet e zemrës dhe mushkërive si pasojë e ajrit të ndotur.

LSDM-së nuk i intereson shëndeti i qytetarëve të Maqedonisë. Ata janë të interesuar vetëm se si të shpenzojnë dhe arsyetojnë buxhetin e shtetit.

Sa është kujdesi i LSDM-së për ambientin jetësor të Maqedonisë, tregon vetë fakti se ato kanë ndarë vetëm 1.6 milionë euro për gjithë vitin 2019 për mbrojtje të ambientit jetësorë.

Qytetarët kanë të drejtë për ajër të pastër, është detyrim i qeverisë.

Zaev, Makraduli, Shilegov dhe LSDM duhet të dijnë se për shkak të mos angazhimit të tyre rreth 3.000 njerëz vdesin në Maqedoni si pasojë e ndotjes së ajrit.

Shteti dhe qytetarët janë viktima të paaftësisë dhe jo interesimit të LSDM-së që të zgjidhin problemin me ajrin e ndotur. Për këtë shkak qytetarët do të dënojnë LSDM-në për të gjitha të zezat që i kanë shkaktuar Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së