VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese thonë se kryeministri Zaev ka pranuar se nuk ka plan në këtë drejtim.
“Realiteti i hidhur është se vendi do të jetë i fundit që do të furnizohet me vaksina korona. Dje, Zaev pranoi se nuk ka asnjë plan mbase edhe vaksinat bullgare, me të cilat ai mburrej se ishin një donacion,të cilat sipas të gjitha gjasave janë në numër simbolik, do të arrijnë në mars.Ka informacione se edhe pse është ofruar ndihmë për vaksina, Zaev për arsye të pakuptueshme nuk e ka shfrytëzuar. Në anën tjetër, Serbia filloi me vaksinimin e popullatës, dhe këtë e bjënë edhe Bullgaria dhe Greqia së shpejti do të bëjnë të njëjtën gjë” thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.