VMRO–DPMNE: S’do i mbështesim ndryshimet kushtetuese

VMRO–DPMNE e prerë se s’do mbështesë ndryshimet kushtetuese. Mundësinë për të vendosur i jep ekskluzivisht popullit në referendum, pyetjen e së cilës pritet ta rrumbullakojnë dhe publikojnë së shpejti. Zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski, duke kritikuar politikat dhe vendimet e pushtetit, tha se ato nuk janë në interes të qytetarëve, por vetëm për të mbuluar politikat e tyre katastrofale kombëtare.

Marketing

“Ndryshime kushtetuese me VMRO–DPMNE–në s’do ndodhin, në asnjë rast. Qytetarët duhet t’i japin shuplakë pushtetit për tradhtinë, fillimisht me referendum dhe më pas në zgjedhje duke i rrëzuar nga pushteti. Nuk ka ndryshim të kushtetutës së Maqedonisë në këto rrethana, për asnjë çmim. Publikisht ftojmë për mbështetje të referendumit, të gjithë së bashku dhe shansin për të vendosur e ka populli, të merr vendim dhe vendimin mos ta marrin politikanët e korruptuar të pushtetit.”,- tha zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Dimçe Arsovski.