VMRO-DPMNE: Shkupi me ditë është qyteti më i ndotur në Evropë

LSDM soli vetëm të zeza për vendin dhe qytetarët. Shkupi me ditë është qyteti më i ndotur në Evropë, ndërsa mes dhjetë më të ndoturve në botë. Problem me ndotjen e ajrit kanë edhe Manastiri, Strumica, Koçani, Kumanova dhe qytete tjera, por pushteti asgjë nuk po ndërmerr. Premton shumë, ndërsa nuk realizon asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Marketing

Ky ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së opozitare lidhur me problemin e ndotjes, të cilët kanë propozuar disa masa që pushteti duhet t’i aplikojë nëse dëshiron të përballet me ndotjen.

“Zoran Zaerv, Jani Makraduli dhe Petre Shilegov më shumë duan të flenë në Kuvend dhe të luajnë lojëra, se sa të ndërmarrin diçka kundër ndotjes enorme. Në vend se masa të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, autoritetet si ministri Sadulla Duraku me arrogancë sillen dhe veprojnë ndaj qytetarëve. LSDM nuk guxon të sillet në mënyrë injoruese dhe në vend se për nevojat e qytetarëve, ajo punon për interesat personale”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.

Marketing