VMRO-DPMNE: Shteti t’i angazhojë të gjitha kapacitetet për sanimin e dëmeve nga koronavirusi

Shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim dhe autoritetet duhet të bëjnë përpjekje maksimale që ta pengojnë përhapjen e epidemisë dhe pasojat nga ajo.

Marketing

Shteti duhet t’i angazhojë të gjitha kapacitetet që t’i sanojë dëmet shëndetësore dhe ekonomike nga infeksioni.

Zoran Zaevi nuk guxon të përdorë zgjidhjen më të thjeshtë dhe më të dhimbshme, e ajo është që të godasë në xhepin e më të varfërve. Ulja e pagave të punëtorëve pagë minimale për të gjithë administratën do të nënkuptonte që një familje katër anëtarëshe e cila deri më tani mezi kishte lidhur fundin me fundin dhe nuk ka mundur të kursejë mjete, tani nuk do të mund as të ushqehet.

Numri i të sëmurëve nga koronavirusi në Republikën e Maqedonisë vazhdimisht po rritet, tashmë kemi edhe viktimën e parë, ndërsa qeveria po merret vetëm me atë se si të fitojë pikë politike përmes konferencave boshe për media në të cilat nuk ofrohet kurrfarë dalje ose zgjidhje.

VMRO-DPMNE-ja i jep dorën pushtetit, Maqedonia duhet të dalë si fituese në këtë betejë shumë të rëndësishme. Ekziston rrezik se mangësitë serioze në sistem do të potencohen dhe pikërisht për këtë shkak duhet të veprohet shpejtë dhe me efikasitet, sepse nga reagimi i institucioneve varen jetët e qytetarëve tanë.

Punonjësit shëndetësorë janë në vijën e parë të zjarrit, atyre iu nevojitet mbrojte më e madhe sepse nëse sistemi shëndetësor përjeton kolaps, ekziston rrezik nga skenari italian në Maqedoni.

Kohëzgjatja e orës policore duhet të vazhdohet, më së paku prej orës 18 që të vendoset rend.

Duhet të rritet kapaciteti për testim të qytetarëve për prani të koronavirusit, rekomandimet e OBSH-së për shtetet janë pikërisht në këtë drejtim, testo, testo, testo.

Ekziston rrezik serioz nga pasojat katastrofale ekonomike si rezultat i koronavirusit, ekonomia maqedonase po lëviz në territor të rrezikshëm, asnjë qytetar maqedonas nuk guxon të mbesë pa të ardhura.

Luftën e kemi para.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së