VMRO-DPMNE sot në Konventën në Strugë pritet të zgjedh kandidatin për president për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë Veriore. Në garën brendapartiake janë nëntë kandidatë, për të cilët do të deklarohen 551 delegatë. Tetë burra dhe një grupa do të sprovohen me votat e delegatëve të partisë më të madhe opozitare.
Kandidatët janë: Vllatko Gjorçev – deputet, Nikita Shekutkovski – doktor i shkencave matematikore, Gjorgji Manaskov- inxhinierë dhe kryetar i Odës energjetike, Vasko Kostov – farmacist, Gordana Siljanovska- profesore e fakultetit të drejtësisë në Shkup, Ilija Dimovski – profesor në pension, Filip Petrovski – doktor i shkencave politike, Goran Angelov – jurist, Sasho Kutleshovski – doktor i shkencave bujqësore.