VMRO-DPMNE: Sot në Kavadar populli do i thotë jo qeverisë jopopullore

VMRO-DPMNE-ja reaguan për festat nëpër Maqedoni duke thënë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi e mbrojnë kriminalitetin, kurse çmimin për këtë e paguajnë qytetarët të kjo qeveri jopopullore ju dha vetëm ankth dhe mjerim. Në gjendje të frikës dhe agonisë tek qytetarët, Zaevi nuk humb kohë dhe i shet interesant kombëtare maqedonase. Zevi paaftësinë e vet e shfaq si futore, dhe pa kaluar një javë nga vdekja e Sazdos, bën festë për humbjen më të madhe historike në historinë moderne.

Marketing

Zaevi u dorëzua nga gjithçka që është maqedonase, edhe pse betohej në fëmijët e tyre dhe se asnjëherë nuk do ta bëjë atë. U dorëzua nga emri, gjuha, identiteti, historia, kultura, nga maqedonasit tek fqinjët, dhe në këmbim nuk fitoi asgjë. Nuk ka ftesë për fillim të bisedimeve me BE-në, nuk ka ftesë për në NATO”, reagon partia opozitare VMRO-DPMNE.

Ata thanë se në protestën e sotme do t’i thuhet jo qeverisë jopopullore de se është koha e popullit që ta kthejë shtetin në duart e veta.

“Është koha që populli ta kthejë shtetin dhe t’i thotë jo të këtij kartelit jopopullor në qeveri. Marshi protestues në Kavadar do të fillojë në ora 13:00. VMRO-DPMNE-ja i thirr të gjithë qytetarët që ti thonë Zoran Zaevit dhe LSDM-së se Maqedonia po çohet dhe se Maqedonia do të fitojë” thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing