VMRO-DPMNE: Talat Xhaferi ia ka caktuar vetes rolin e gjykatësit kushtetues

“Talat Xhaferi në mënyrë të kundërligjshme ia ka caktuar vetes rolin e gjykatësit kushtetues”, tha në konferencën e sotme për media deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska.

Marketing

Sipas saj, pushteti ikën nga ballafaqimi me popullin sepse e dinë se do të ketë dalje në referendum dhe e dinë se populli është kundër marrëveshjes e cila është burim asimilimi.

“Xhaferi është kampion në thyerjen e Kushtetutës, për të cilën nuk ka shembull tjetër në botë. Iniciativa për referendum është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për referendum dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe ai nen lejon shpalljen e referendumit”, ka vendosur Stojanoska.

Ajo theksoi se kjo do të prish edhe më shumë marrëdhëniet në Kuvend, për çka fajin do ta ketë qeveria.

Marketing