VMRO-DPMNE: Të dorëhiqet gjithë qeveria, jo vetëm individë të eshalonit të tretë

VMRO – DPMNE, përmes një komunikate për media ka thënë se dorëheqje duhet të jep gjithë qeveria, e jo vetëm individë të eshalonit të tretë.

Marketing

Nga kjo parti thonë se zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili dje dha dorëheqje, e ndjek modelin e Zaevit “një euro për Vicen”, përcjell Shenja.

“Në vend të dorëheqjeve të funksionarëve nga eshaloni i tretë, duhet të dorëhiqet Zoran Zaevi, i cili është kryeministri i vetëm i amnistuar në Evropë. Zaev është koka e krimit. Dorëheqje duhet edhe nga Dragi Rashkovski, i cili është incizuar se si kurdis tender prej 1.8 milionë eurove. Dorëheqje duhet edhe nga Jovan Despotovski, Venko Filipçe, Den Donçev dhe të tjerë”, thonë nga VMRO – DPMNE

Ata gjithashtu shtojnë se Zaev dhe kabineti i tij duhet të largohet, pasi sipas tyre, me ta Maqedonia e Veriut ka ngecur.