Partia opozitare Maqedonase, VMRO-DPMNE kërkon rigjykim për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Nëse pushteti po frigohet nga rigjykimi dhe dëshmi të reja pyet opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës kur mundeshte të përsëritet gjykimi për rastin Monstra, pse mos të përsëritet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit .
“Në një rigjykim për rastin e 27 prillit ,mund të dalin dëshmi të reja të cilat do të hapin një të vërtet dhe një dritare të re .E vërteta është se të dënuarit nuk janë teroristë .Në mënyrë plotësuese për këtë rast u paraqit edhe material audio ,i cili tregon që dëshmitari kryesorë i prokurorisë është seriozisht i kompromituar” – thonë nga VMRO-DPMNE.