VMRO-DPMNE tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Koordinatori i grupit së deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, sot përmes një konference për media, ka njoftuar se do të tërheqin të gjitha amandamentet e dorëzuara për bllokimin e propozim ligjit për nënshtetësi, informon Zhurnal.

Marketing

Sipas asaj që deklaroi Micevski, arsyeja e vetme për tërheqjen e amandamenteve, është me qëllim të zhbllokohet Kuvendi dhe të votohet pakoja e pestë ekonomike për ndihmë ndaj qytetarëve dhe afaristëve.

“MAdje edhe në momente të tilla, kur mbi 55 mijë qytetarë ngelën pa punë dhe mezi i’a dalin deri në fund, kur ekonomia e Maqedonisë është në gjunjë dhe mijëra kompani u mbyllën, Zaev dhe LSDM duke mos iu trembur syri tregojnë papërgjegjshmëri të madhe dhe pakujdesi për qytetarët dhe afaristët. Nga ana tjetër, përshkak se Qeveria deri te propozuesi dërgoi mendim negativ, e me javë Zoran Zaev dhe persona tjerë zyrtar të LSDM-së japin deklarata për mos pranim të tekstit të ligjit i cili është në procedurë, thërrasim të njejtin menjëherë ta vendosin në komision sepse nuk ka pengesa, gjegjësisht nuk ka amandamente, që të vazhdojnë seancën plenare dhe të votohet për këtë ligj”, tha Micevski.

Njëkohësisht, Micevski u bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të tërheqin amandamentet që kanë dorëzuar në Kuvend për ligje të ndryshme, sidomos për pakon e pestë ekonomike, që të mund tkompanitë dhe qytetarët të marin mjetet siç thotë Micevski, të pamjaftueshme dhe të vonuara si ndihmë për menaxhim me pasojat nga pandemia covid.

“Sjellja e papërgjegjshme e Zaev dhe Qeverisë duhet të përfundojë. Qytetarët dhe ekonomia e Maqedonisë nuk kanë kohë për të pritur, nuk kanë kohë për lojëra dhe pazarllëqe të Zaevit, atyre u nevojitet menjëherë ndihmë, pa shtyerje. Në fund, si deputetë të përgjegjshëm, nga kjo foltore edhe një herë apelojmë deri te shumica parlamentare menjëherë të mblidhen dhe të vazhdojnë me punë komisionet amë, ku ndodhen ligjet nga pakoja e pesët e masave, e më pas gjatë ditës apo më së voni nesër të mbahen seancat plenare ku do të votoheshte për këto pika”, tha Micevski.

Marketing