VMRO-DPMNE: Varfëria u rrit që kur LSDM erdhi në pushtet

Varfëria në mënyrë enorme u rrit që kur LSDM erdhi në pushtet, akuzojnë sot nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Marketing

Nga kjo parti thonë se për momentin rreth 460 mijë qytetarë jetojnë në prag të varfërisë, ndërsa manipulatorët e LSDM-së vazhdojnë me premtime për fëmijë të vegjël.

“Nëse LSDM me të vërtetë ishte kujdesë për qytetarët, nuk do ta shlyente shtesën për fëmijën e tretë, një mega proekt me ndihmë të madhe për familjet që dëshironin më shumë fëmijë. Qeveria e Zaevit hyri në një aventurë të rrezikshme me atë që dëshiron të vendosë sistem me të ardhura minimale të garantuara, diçka që nuk ekziston në Evropë dhe rrallë në botë”, thonë nga VMRO-DPMNE.