VMRO-DPMNE vendosi për referendumin: Qytetarët të veprojnë sipas bindjeve të tyre

VMRO-DPMNE në konsultat me qytetarët dhe pas takimeve me Komitetin Qendror ka sjellë vendim që çdo qytetarë të veprojë sipas bindjes së tij, çdo individë me vetëdijen dhe moralin e tij të sjellë vendimin e tij duke parë interesin e tyre kombëtarë. Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski pas takimit të Komitetit Qendror.

Marketing

“Maqedonia nuk është vetëm e Mickoskit apo Zaevit, por e të gjithëve. Keni të gjitha përpara dhe ju vendosni vetë, ju e dini si të veproni. Duhet ta dëgjoni zemrën tuaj dhe të veproni si duhet dhe në fund të fitoni. Në fund Maqedonia do të fitojë”, theksoi Mickoski në një konferencë ku shpalosi qëndrimin e VMRO-DPMNE pas një periudhe të gjatë të heshtjes dhe qëndrimeve të paqartësuara.

“Marrëveshja për ndryshimin e emrit nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE dhe për mua. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër kësaj marrëveshje, sepse me të ndryshohet Kushtetuta, ideniteti kombëtar dhe shtetëror”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, po ashtu po formohen komisione të tjera që mund të çojnë në bllokada tjera.

“Gjitha këto janë në kundërshtim me qëndrimet tona. Unë dhe partia ime këtë nuk mund ta pranojmë. Me këtë marrëveshje humbë rezoluta e OKB-së dhe vendime tjera ndërkombëtare si është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, theksoi Mickoski.

Ai ka thënë se edhe pyetja e referendumit është manipulative dhe huton qytetarët.

Megjithatë Mickoski tha se VMRO-DPMNE është për anëtarësim në NATO dhe BE, por janë kundër marrëveshjes sepse nuk janë përcaktim i interesave tona. Ai drejtoi kritika të ashpra për Qeverinë aktuale, duke theksuar se është një qeveri e korruptuar dhe pa rezultate, ndërsa ftoi në debat të hapur kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing